Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka deklaruar se shumë familje në Kosovë po përballen me vështirësi ekonomike, mungesë perspektive dhe emigrim të të rinjve.
Pas një vizite në familjen e Fadil Danit në Fushë Kosovë, Hamza tha se shqetësimet e tyre janë të njëjta me ato të shumë familjeve në gjithë vendin.
Ai theksoi se rritja e emigrimit të të rinjve është një sinjal alarmi, duke shtuar se Kosovës i duhet stabilitet, bashkëpunim dhe politika që krijojnë shpresë për të ardhmen.




