Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për krijimin e grupit punues që do të analizojë dhe propozojë modalitetet për funksionimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës si agjencion brenda MPB-së.
Sipas tij, Xhandarmëria do të ketë rol në forcimin e arkitekturës së sigurisë, duke përfshirë ruajtjen e kufijve, mbrojtjen e integritetit territorial, luftimin e terrorizmit, menaxhimin e trazirave dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.
Sveçla theksoi se ky hap synon të rrisë kapacitetet shtetërore për parandalimin dhe menaxhimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së vendit.




