Në forumin Itali–Kosovë për agrobiznes, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se Kosova ofron stabilitet makroekonomik dhe kushte të favorshme për investime të huaja.
Ai theksoi se vendi ka rritur eksportet dhe ka përmirësuar klimën e biznesit, duke shtuar se Kosova është e hapur për partneritete serioze dhe afatgjata ekonomike.
Në këtë forum u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë, me fokus të veçantë në sektorin e agrobiznesit dhe investimet e përbashkëta.




