Mbrojtja e Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit ka njoftuar se nuk do të paraqesë prova apo dëshmitarë të tjerë, duke e mbyllur çështjen e saj në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Sipas mbrojtjes, ky hap nuk nënkupton heqje dorë nga mjetet juridike në fazat e mëtejshme të procesit.
Në këtë rast gjyqësor, të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa procesi përfshin akuza për pengim të drejtësisë, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës.




