Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar takim me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Ai theksoi rëndësinë e rolit të KQZ-së në garantimin e integritetit dhe transparencës së proceseve zgjedhore në Kosovë, duke vlerësuar përmirësimet e vazhdueshme në procedura.
Hargreaves rikonfirmoi mbështetjen e Britanisë për zgjedhjet e 7 qershorit dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe teknologjisë zgjedhore.




