Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka pritur në takim përfaqësues të Bankës Botërore, ku është diskutuar për reformat sociale dhe politikat e punës në Kosovë.
Në fokus të takimit ishte ndërtimi i një sistemi më të drejtë, gjithëpërfshirës dhe funksional të mbrojtjes sociale, si pjesë e vizionit të Qeverisë së Kosovës.
Përfaqësuesit e Bankës Botërore kanë njoftuar për progresin e projektit për reformën e sistemit të asistencës sociale, si dhe hapat e ardhshëm në këtë drejtim.




