Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor me rastin e Ditës Botërore të Mjekut Familjar.
Ai vlerësoi rolin e mjekëve familjarë si shtyllë e parë e kujdesit shëndetësor dhe theksoi rëndësinë e përkushtimit të tyre ndaj qytetarëve.
Rama u shpreh se komuna mbetet e angazhuar në forcimin e shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët shëndetësorë.




