Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Zëvendës Shefin e J5/8 të Komandës Evropiane të SHBA-së (USEUCOM), gjeneral brigade Chris A. McKinney.
Në takim u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe USEUCOM-it, si dhe mundësitë për forcimin e tij në të ardhmen.
Gjeneral Jashari e informoi palën amerikane për zhvillimet dhe planet e FSK-së, përfshirë aspiratat për anëtarësim në NATO, ndërsa u vlerësua edhe kontributi në misione ndërkombëtare.
Në fund, përfaqësuesi i USEUCOM-it rikonfirmoi mbështetjen për FSK-në dhe bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet dy institucioneve.




