Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 7 qershorit Kosovës i nevojitet një president apo presidente me mbështetje të gjerë politike dhe qytetare.
I pyetur nga gazetarët për procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit, Kurti theksoi se nevojitet një figurë konsensuale.
“Duhet president konsensual”, u shpreh ai.




