Avokati Arianit Koci ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili ka thënë se Sami Lushtaku ka tentuar ta godasë veturën e tij gjatë fushatës së vitit të kaluar.
Koci e ka cilësuar deklaratën si shqetësuese dhe ka kërkuar që rasti të sqarohet urgjentisht nga institucionet kompetente.
Ai ka kërkuar të bëhet e ditur nëse për këtë rast është hapur procedurë, nëse ekziston raport policor dhe nëse ka pasur ndonjë hetim penal, duke theksuar se çështja është me interes publik.
Po ashtu, ai i ka bërë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që të deklarohen për ngjarjen.




