Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij është e interesuar të ofrojë ide dhe vizion me të cilin qytetarët e Kosovës ndihen të përfaqësuar.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë aktiviteteve të platformës “Hajde folim”, e cila po zhvillohet në disa qytete të Kosovës.
Abdixhiku theksoi se LDK synon dialog me qytetarët dhe një rrugëtim të qartë për të ardhmen e vendit.




