Kombëtarja e Kosovës në boks ka udhëtuar drejt Zagrebit për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Grand Prix”, që mbahet nga 18 deri më 21 maj 2026.
Kosova do të përfaqësohet me tre boksierë: Bashkim Bajoku (55 kg), Zenel Hasani (65 kg) dhe Taulant Jakupi (90 kg).
Ekipi udhëhiqet nga trajneri Shefki Bogujevci, ndërsa në garë do të jetë i angazhuar edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.




