Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj nisjes së procedurave për themelimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës, të paralajmëruar nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Musliu e ka cilësuar këtë nismë si të panevojshme dhe të motivuar politikisht, duke thënë se vendi nuk ka nevojë për “struktura paralele”, por për forcimin e Policisë së Kosovës.
Sipas saj, prioritet duhet të jenë kushtet e punës për policët, si pajisje më të mira, sigurime shëndetësore e jetësore dhe paga dinjitoze, e jo projekte që, siç u shpreh ajo, shërbejnë për konsum politik.
Ajo shtoi se qytetarët presin zgjidhje për problemet ekonomike dhe rritjen e mirëqenies, jo “propagandë dhe nisma të reja politike”.




