Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Fejza ka thënë se takimi kishte karakter simbolik dhe ishte një moment mirënjohjeje për rolin e Clinton në mbështetjen e Kosovës gjatë luftës.
Ajo e ka falënderuar ish-presidentin për, siç u shpreh, vendimet historike dhe qëndrimin në anën e drejtësisë në kohët më të vështira për popullin e Kosovës.
Fejza gjithashtu ka vlerësuar edhe komunitetin shqiptaro-amerikan, duke e cilësuar si një shtyllë të rëndësishme të lidhjes mes Kosovës dhe SHBA-së.




