Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar një vizitë në Komunën e Suharekës, ku është takuar me fermerë dhe qytetarë lokalë.
Gjini e ka vlerësuar pritjen dhe atmosferën gjatë takimeve, duke theksuar se Suhareka, sipas tij, është e njohur për mbështetjen ndaj punës dhe vlerave.
Gjatë bashkëbisedimeve me fermerët, ai ka premtuar lehtësime fiskale në sektorin e bujqësisë, duke deklaruar se toka e punuar nuk do të tatohet nëse ai merr përgjegjësi qeverisëse.
Ai shtoi se programi i tij ekonomik do të fokusohet në mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin e sektorit bujqësor, duke theksuar se do të dëgjohet zëri i qytetarëve në hartimin e politikave.




