Janë publikuar statistikat e përgjithshme lidhur me aksidentet në trafik dhe veprimet policore.
Sipas të dhënave, janë regjistruar 4 aksidente trafiku me fatalitet, 19 aksidente me persona të lënduar dhe 39 aksidente me dëme materiale.
Gjithashtu, janë shqiptuar gjithsej 2336 tiketa trafiku. Sa i përket veprimeve policore, janë arrestuar 7 persona, 5 janë mbajtur në ndalim, ndërsa nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.




