Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ekziston një “shans i mirë” për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin për programin bërthamor, duke theksuar se një zgjidhje diplomatike është ende e mundshme.
Ai tha se shtyrja e një sulmi të planifikuar ushtarak ka ardhur pas kërkesave të disa vendeve të Lindjes së Mesme për vazhdimin e bisedimeve.
Trump paralajmëroi se SHBA mbetet e gatshme për veprim ushtarak nëse nuk arrihet marrëveshje, ndërsa palët vazhdojnë negociatat në distancë të madhe nga njëra-tjetra.




