Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka falënderuar presidentin e FSHF-së, Armand Duka, për besimin e dhënë për të drejtuar kuqezinjtë.
Ai tha se e konsideron këtë detyrë një përgjegjësi të madhe dhe një privilegj, duke theksuar krenarinë për të përfaqësuar Shqipërinë dhe tifozët e saj.
Maran gjithashtu vlerësoi ish-trajnerin Sylvinho për punën e bërë me kombëtaren, duke shtuar se synon të vazhdojë me përkushtim dhe maksimum në drejtimin e ekipit.




