Dy zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës po marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare “Capital Policing Europe Conference 46th”, e cila po mbahet në Helsinki.
Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të sigurisë dhe agjencive të zbatimit të ligjit nga vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë, ku po diskutohen tema aktuale që lidhen me sigurinë publike.
Gjatë punimeve trajtohen çështje si luftimi i krimit të organizuar, terrorizmit, trafikimit të narkotikëve, krimit kibernetik dhe menaxhimi i kërcënimeve bashkëkohore.
Pjesëmarrja e Policisë së Kosovës në këtë forum vlerësohet si e rëndësishme për ngritjen profesionale, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave me institucionet homologe.




