Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dorëzuar padi në Gjykatën Administrative kundër Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar anulimin e vendimit për ndërprerjen e mandatit të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.
IKD e konsideron vendimin të kundërligjshëm, duke thënë se është marrë pa bazë ligjore dhe pa procedurë të rregullt, si dhe pa arsyetim juridik.
Sipas IKD-së, Kuvendi ka tejkaluar kompetencat, pasi ligji nuk parasheh ndërprerje të parakohshme të mandatit të Komisionit, i cili është i përcaktuar deri më 15 dhjetor 2026.
IKD kërkon nga Gjykata Administrative anulimin e vendimit të Kuvendit.




