Në Prishtinë është arrestuar një person i dënuar për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i arrestuari, F.B., 25 vjeç, ishte i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për posedim të paautorizuar të armëve.
Pas arrestimit, ai është dërguar për të vuajtur dënimin me burgim.




