Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se po i ndjek nga afër deklarimet e institucioneve të Kosovës lidhur me themelimin e Xhandarmërisë.
Sipas KFOR-it, institucionet vendore duhet të japin sqarime më të detajuara, ndërsa NATO vazhdon bashkëpunimin me autoritetet e sigurisë në Kosovë për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë.
Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Xhandarmëria do të funksionojë si një agjenci brenda MPB-së me fokus në ruajtjen e kufijve, luftimin e terrorizmit dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.
Ndërkohë, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se struktura synon të forcojë sigurinë dhe koordinimin me KFOR-in dhe NATO-n.




