Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Jugu, ka marrë pjesë në një punëtori informuese për parandalimin e dhunës në familje, në bashkëpunim me OJQ “Qendra – Së bashku”.
Gjatë aktivitetit u diskutua për format e dhunës, pasojat e saj, rëndësinë e raportimit dhe mekanizmat mbrojtës për viktimat, me fokus të veçantë te personat me aftësi të kufizuara.
Policia theksoi përkushtimin për bashkëpunim me komunitetin dhe rritjen e sigurisë përmes aktiviteteve vetëdijësuese.




