Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë mbajtur takim për të shqyrtuar opsionet e financimit të projekteve strategjike të kryeqytetit.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar disa projekte kryesore si stacioni i autobusëve, fshati olimpik dhe unaza e qytetit, duke theksuar nevojën për investime nga sektori privat dhe partnerët ndërkombëtarë.
Ai ka bërë të ditur se disa projekte janë në fazë planifikimi, ndërsa të tjera kërkojnë zgjidhje pronësore dhe miratim të planeve zhvillimore për të ecur përpara.




