Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, disa anëtarëve të kryesisë dhe gjashtë minatorëve, i ngritur nga menaxhmenti i mëparshëm.
Sipas vendimit, veprimet gjatë grevës së tetorit 2023 janë vlerësuar si reagime sindikale dhe mbrojtje e të drejtave të punëtorëve, jo vepra penale.
Sindikalistët e kanë cilësuar këtë vendim si fitore për minatorët dhe të drejtën e organizimit sindikal.




