Kancelari gjerman Friedrich Merz ka propozuar krijimin e një statusi të ri të anëtarësimit në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, si mënyrë për të ruajtur ritmin e procesit të zgjerimit.
Sipas propozimit, ky status do t’u jepte vendeve kandidate më shumë pjesëmarrje në institucionet e BE-së, pa të drejta të plota votimi, deri në anëtarësimin e plotë.
Merz thekson se procesi aktual i zgjerimit është shumë i ngadalshëm dhe kërkon një dinamikë të re për të shmangur frustrimin e vendeve kandidate.




