Liverpool po përgatitet për ndryshime në skuadër nën drejtimin e Arne Slot, pavarësisht investimeve të mëdha në sezonin e kaluar.
Klubi anglez po synon përforcime nga Ligue 1, ndërsa një nga emrat kryesorë është Maghnes Akliouche, i vlerësuar rreth 60 milionë euro, me performanca të forta në Francë.
Paralelisht, në planet e Liverpoolit përmendet edhe mesfushori Lamine Camara, ndërsa disa ndryshime priten edhe në mesfushë dhe sulm, sidomos në rast të largimeve të mundshme nga skuadra.




