Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani në mbledhjen komemorative për profesorin Alush Gashi, ka vlerësuar kontributin e tij në jetën publike dhe politike.
Ajo tha se Gashi besonte se shteti ndërtohet me dije, durim dhe moral politik, duke theksuar se ai ishte i përkushtuar ndaj proceseve historike të vendit.
Osmani shtoi se ai do të mbetet në kujtesën kolektive si një figurë që i shërbeu dinjitetit dhe Republikës.




