Nën patronatin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, është mbajtur mbledhje komemorative për profesorin Alush Gashi.
Abdixhiku tha se Gashi ishte njeri i arsyes, përmbajtjes dhe urtësisë, me një autoritet që nuk kërkonte të imponohej, por respektohej nga të tjerët.
Ai shtoi se ndarja e tij përbën një humbje të madhe për LDK-në dhe për jetën publike në Kosovë.




