Më 20 qershor, mbi 18 mijë maturantë në Kosovë do t’i nënshtrohen Testit të Maturës Shtetërore, i cili do të organizohet brenda një dite.
Sipas Ministrisë së Arsimit, testi përfshin Gjuhën Shqipe, Matematikën, Gjuhën Angleze dhe një lëndë me zgjedhje, ndërsa aplikimi do të bëhet online nga 1 qershori përmes platformës “e-Kosova”.
Zyrtarët e arsimit kanë bërë të ditur se këtë vit rreth 18 mijë e 300 maturantë pritet të marrin pjesë, ndërsa testi do të mbahet edhe në afatin e gushtit.




