Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një tubim në Gjilan ka kërkuar nga mbështetësit e tij që Lëvizja Vetëvendosje të tejkalojë 500 mijë vota në zgjedhje.
Ai tha se një rezultat i tillë do t’i mbyllte, siç u shpreh, “shtigjet opozitës për bllokimin e shtetit”, duke shtuar se synimi është krijimi i institucioneve funksionale dhe vazhdimi i zhvillimit të vendit.




