Komisioni Evropian ka bërë të ditur se Kosova ende nuk ka dorëzuar kërkesën për pagesën e radhës nga Plani i Rritjes, me afat deri më 15 korrik.
Sipas BE-së, deri më 30 qershor duhet të përmbushen 13 reforma, përndryshe vendi rrezikon humbjen e fondeve që kapin vlerën mbi 90 milionë euro.
Zyrtarët evropianë kanë kërkuar përshpejtim të zbatimit të Agjendës së Reformave, duke theksuar se mjetet e humbura nuk mund të rikuperohen./EO/




