Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në hapjen e fabrikës “Green House”, duke vlerësuar investimin e familjeve Rexhepaj dhe Mehmetaj, të cilat janë kthyer nga diaspora dhe sot eksportojnë plotësisht në tregjet evropiane.
Ai tha se ky është shembull i suksesit të punës dhe vizionit, por paralajmëroi se bizneset po përballen me vështirësi për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike.
Haradinaj theksoi se pa kushte më të mira për investitorët nuk mund të ketë rritje të prodhimit dhe punësimit, duke shtuar se prioritet në qeverisjen e ardhshme do të jetë sigurimi i energjisë më të lirë dhe stabile.




