Në Mitrovicë të Jugut, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në raste të ndara për veprat penale “kanosje” dhe “posedim i paautorizuar i armëve”.
Gjatë kontrolleve dhe pas raportimeve të ankuesve, në dy lokacione të ndryshme janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rastet po vazhdojnë të hetohen.




