Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për qytetarët, duke thënë se qytetarët nuk duhet të trajtohen si përfitues të ndihmave të përkohshme në prag të zgjedhjeve.
Deliu ka theksuar se qytetarët kanë nevojë për paga dinjitoze, ekonomi të qëndrueshme dhe perspektivë afatgjatë, duke shtuar se vota e tyre nuk duhet të ndikohet nga masa të tilla.




