Dogana e Kosovës ka iniciuar procedurë kundërvajtëse ndaj një subjekti ekonomik për dyshime mbi keqpërdorim të lirimeve doganore dhe tatimore gjatë importit të lëndës së parë për prodhim.
Sipas Doganës, gjatë kontrolleve janë konstatuar mospërputhje në dokumentacion dhe mungesë e një pjese të mallrave të importuara, të cilat dyshohet se janë transferuar te subjekte të paautorizuara.
Shmangia e detyrimeve tatimore vlerësohet mbi 51 mijë euro, ndërsa rasti është proceduar si kundërvajtje doganore.






