Para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nisur një protestë kundër vendimit për pezullimin e shërbimeve dhe mallrave ndërtimore në Rugovë.
Protesta po zhvillohet nën moton “Rugova nuk hesht – Rugova kërkon drejtësi!”, ndërsa protestuesit mbajnë pankarta me mesazhe kundër, si dhe kërkesa për zhvillim në këtë zonë.
Pas tubimit para ministrisë, protestuesit pritet të vazhdojnë drejt objektit të Qeverisë.




