Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në selinë e PDK-së ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe për nevojën e stabilitetit politik dhe ekonomik në Kosovë.
Hamza ka theksuar angazhimin e PDK-së për një proces zgjedhor demokratik dhe ka falënderuar Francën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.




