Ramush Haradinaj ka shprehur mbështetje për banorët e Rugovës, të cilët po kundërshtojnë vendimin për ndalimin e transportit të materialeve ndërtimore në zonën e Bjeshkëve të Nemuna.
Ai tha se mbrojtja e natyrës nuk duhet të bëhet në dëm të banorëve lokalë, duke theksuar se ata duhet të kenë mundësi të zhvillojnë jetën dhe pronën e tyre.




