Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka akuzuar Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti për keqmenaxhim të buxhetit dhe përdorim të tij për qëllime politike.
Ai ka thënë se masat financiare para zgjedhjeve po përdoren për ndikim elektoral, duke i bërë thirrje qytetarëve që të mos i mbështesin këto politika.




