Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka prezantuar projektet e realizuara në kuadër të programeve të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II dhe nisjen e fazës së re IPA III.
Sipas ministrit në detyrë Elbert Krasniqi, projektet e IPA II kanë ndikuar në zhvillim ekonomik, mjedisor dhe infrastrukturor në bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut.
Ai ka bërë të ditur se në kuadër të IPA III janë përzgjedhur gjashtë projekte të reja që do të fokusohen në mjedis, turizëm të qëndrueshëm dhe zhvillim ekonomik./EO/




