Demokracia në Veprim (DnV) ka kritikuar vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen e pagesave të njëhershme para zgjedhjeve, duke e cilësuar si përdorim elektoral të parasë publike.
Sipas DnV-së, kjo praktikë cenon barazinë e garës zgjedhore dhe mund të ndikojë në vullnetin e votuesve, duke krijuar avantazh për pushtetin aktual.
Po ashtu, DnV ka kërkuar respektim të ligjit zgjedhor dhe ka bërë thirrje që institucionet të mos përdorin resurset publike për qëllime fushate./EO/




