Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka thënë se vendimi për ndalimin e përkohshëm të shërbimeve ndërtimore në Rugovë është masë kalimtare për të parandaluar ndërtimet pa leje.
Ajo ka kritikuar Komunën e Pejës për moshartimin e planit rregullues për Bjeshkët e Nemuna, duke thënë se kjo ka krijuar probleme për qytetarët dhe zhvillimin e zonës.
Pacolli shtoi se Ministria është e gatshme të ndihmojë në hartimin e planit dhe se qëllimi është rregullimi ligjor i ndërtimeve në këtë zonë.




