Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për situatën politike dhe procesin zgjedhor të 7 qershorit.
Hamza ka shprehur shqetësimin për sfidat ekonomike dhe krizën në vend, duke theksuar nevojën për stabilitet dhe zhvillim.
Ai gjithashtu ka rikonfirmuar angazhimin e PDK-së për zgjedhje të lira dhe demokratike, ndërsa ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen ndaj Kosovës.




