Në kuadër të projektit “Nga Errësira në Dritë”, në Pejë është realizuar faza e dytë e aktiviteteve kundër përdorimit të drogave dhe dukurive negative.
Nxënësit e shkollës së arteve aplikative “Odhise Paskali” dhe të shkollës “Lidhja e Pejës” në Novosellë kanë prezantuar punime me mesazhe vetëdijësuese kundër drogës.
Projekti është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, e cila ndau mirënjohje për shkollat dhe disa nxënës pjesëmarrës.





