Kandidati për deputet nga PDK-ja, Qëndrim Kryeziu, ka paralajmëruar se Kosova mund ta humbasë statusin e vendit mirëpritës për Lojërat Mesdhetare nëse deri në vitin 2028 nuk përfundohet infrastruktura e nevojshme sportive.
Sipas tij, për realizimin e këtij projekti nevojiten të paktën 250 milionë euro investime, ndërsa ka kritikuar mungesën e punimeve në fshatin olimpik, stadiumin nacional në Drenas dhe gjendjen e Pallatit të Rinisë.
Kryeziu thekson se ky është një shans i rëndësishëm për vendin dhe bën thirrje për përshpejtim të punimeve në projektet sportive.




