Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Federatën e Kickbox-it të Kosovës, duke vlerësuar suksesin e arritur në Turkish WAKO World Cup në Antalya.
Në këtë garë ndërkombëtare me rreth 3 mijë garues nga mbi 40 shtete, Kosova u përfaqësua me rezultate të larta, ku Art Dulaj fitoi medaljen e artë, ndërsa Artor Mehmeti dhe Nart Mehmeti siguruan medalje të bronzta.
Haxhiu ka ndarë mirënjohje për sportistët dhe federatën, duke theksuar se këto suksese dëshmojnë përkushtimin dhe disiplinën e sportistëve kosovarë.




