Një studim i ri shkencor ka treguar se rreth 7 orë gjumë në natë lidhen me plakje më të ngadaltë biologjike, ndërsa gjumi shumë i shkurtër ose shumë i gjatë mund të rrisë rrezikun për probleme shëndetësore.
Hulumtimi, i publikuar në revistën “Nature”, analizoi të dhëna nga UK Biobank dhe arriti në përfundimin se diapazoni prej 6 deri në 8 orë gjumë është më optimal për shëndetin e përgjithshëm.
Studiuesit theksojnë se gjumi i rregullt ndikon pozitivisht në organizëm dhe shëndetin afatgjatë.




