Policia Rajonale në Ferizaj ka zhvilluar projektin sensibilizues “Errësira–Drita” në bashkëpunim me Shkollën e Arteve “Çesk Zadeja”, në kuadër të fushatës kundër përdorimit të drogave te të rinjtë.
Gjatë aktivitetit u mbajt një ligjëratë vetëdijesuese, ndërsa nxënësit prezantuan punime artistike me mesazhe kundër drogës dhe për një jetë të shëndetshme.
Në fund u shpërblyen tre punimet më të mira me dhurata simbolike.




