Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaşh, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë komandantin e misionit EUFOR Althea, gjeneralmajor Maurizio Fronda.
Gjatë takimit, ata diskutuan për çështjet kyçe të sigurisë, me fokus situatën aktuale në Kosovë dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në rajon.
Gjeneralmajor Ulutaşh theksoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të mbështetur paqen dhe për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.




